Qeveria e Katalonjës konfirmon fitoren e “Po”-së me 90 për qind në referendumin për pavarësi

BARCELONË- Qeveria separatiste e Katalonjës konfirmoi dje në mbrëmje se “po”-ja për pavarësinë e rajonit spanjoll kishte fituar, me 90 për qind të votave, në përfundim të referendumit të ndaluar për vetëvendosje.

Përqindja e pjesëmarrjes, sipas llogaritjeve të ekzekutivit katalanas, ishte 42,3 për qind.
Zëdhënësi iqeverisë, Jordi Turull theksoi se rreth 2,26 milionë persona kishin marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës dhe se 2,02 milionë kishin votuar “po”.

Zgjedhësit duhet t’i përgjigjeshin pyetjes “a dëshironi që Katalonja të bëhet një shtet i pavarur në formën e Republikës?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referendumi u zhvillua sipas kritereve që garantojë besueshmëri të rezultateve, lista zgjedhore transparente, komision zgjedhor i pavarur, votim sekret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Turull, 176 000 persona kanë votuar për jo, ndërkohë që referendumi, i ndaluar nga Gjykata Kushtetuese, u bojkotua nga të gjitha partitë kundër në opozitë me separatistët. .

Sipas sondazheve, Katalonjë do të jetë e ndarë mes mbështetësve për pavarësi dhe atyre për një mbajtje në Spanjë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?