Qeveria italiane shton masat ekonomike, 400 milionë euro për ushqime
Masat drastike të marra nga qeveria italiane për pezullimin e çdo aktiviteti prodhues e tregtar, detyruar nga pandemia COVID19, që gjunjëzuar vendin, ka paralizuar ekonominë italiane duke vënë në vështirësi serioze ekonomike mjaft familje.
Qeveria italiane ka lëvruar 400 milionë euro për furnizime me ushqime e bonus ushqimore për familjet e personat në nevojë. Kjo shumë do t’i shtohet 4.3 miliardë eurove të Fondit të Solidaritetit të komunave i destinuar për qytetarët që nuk kanë të ardhura për t’u ushqyer apo për të blerë nevojat më jetike.
“Shumë po vuajnë nga ana ekonomike në këtë moment të vështirë që ndodhen vendi”, tha kryeministri Conte e ky fond do të thotë se “shteti u është pranë”.
Kërkesat për ndihmë ekonomike janë rritur me 20% e fondi i lëvruar nga qeveria do të vihet menjëherë në dispozicion të 8 mijë komunave që do e shpërndajnë në bazë të kritereve të përcaktuar për familjet më në nevojë.
Gjithashtu në dekretin e sapo aprovuar të qeverisë është përcaktuar 600 euro në muaj për të gjithë periudhën e kohëzgjatjes së emergjencën , për të gjitha ata persona e familje që nuk kanë asnjë të ardhur e kërkesa për marrjen e tij do të nis nga data 1 prill.
Për të gjithë punonjësit e shoqërive e kompanive që kanë pezulluar aktivitetin e tyre prodhues e tregtar, është parashikuar nga shteti një asistencë ekonomike për 9 javë.
Në jug të Italisë u verifikuan episode proteste nga ana e banorëve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike.
“Ka njerëz që nuk kanë për të ushqyer fëmijët” thotë kryetari i shoqatës kombëtare të komunave italiane, kryetari i bashkisë së Baritm Antonio Decari, “Po bëhen një muaj që gjithçka është mbyllur e njerëzit janë në ekstrem të nevojave të tyre ekonomike e ky fond i lëvruar nga qeveria është oksigjen për komunat e kryetarët e bashkisë që çdo ditë marrin qindra kërkesa për ndihmë ekonomike nga qytetarët e tyre”.