Qeveria italiane vendos: Referendum për reduktimin e numrit të parlamentarëve
Qeveria italiane vendosi më 20-21 shtator zhvillimin e një referendumi kombëtar për një reduktim të numrit të parlamentarëve dhe zgjedhjet në gjashtë rajone do të zhvillohen po në të njëjtën datë.
Ky referendum, i programuar fillimisht për më 29 mars, ashtu si dhe zgjedhjet rajonale, që ishin programuar për t’u zhvilluar në maj, u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.
Deputetët italianë miratuan në tetor një reformë kushtetuese radikale duke reduktuar me rreth një të tretën numrin e parlamentarëve, një premtim zgjedhor i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S, antisistem) qëllimi i të cilës është kursimi i 500 milionë eurove nga legjislatura.
Në kuadër të kësaj reforme, numri i deputetëve do të jetë nga 945 në 600.
Sot, Italia ka Parlamentin e dytë me numrin më të madh të deputetëve në Europë, pas Britanisë së Madhe me 1 400 deputetë dhe para Francës me 925 deputetë.