Qeveria nuk pret, hap një qendër azilkërkuesish në Siçili

Vonesa në hapjen e qendrave në Gjadër dhe Shëngjin, ka detyruar qeverinë italiane të Melonit të vërë në funksionim edhe një tjetër hapësirë pritëse në ishullin e Siçilisë. Aty do të dërgohen gratë e fëmijët e atyre meshkujve që do të presin në Shqipëri shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.

Sipas mediave ne vendin fqinj duket një urgjencë e pashpjegueshme për qeverinë qe ka nxituar të hapë edhe një ambient te ri menaxhimi për azilkërkuesit në një kohë kur shifrat e mbërritjeve ne brigjet italiane janë në ulje, me 63% në krahasim me 2023 dhe me 20% në krahasim me 2022.

Kur qendra e re pjesë e kompleksit ekzistues në Porto Empedocle të jetë plotësisht funksionale mund të ketë një kapacitet strehimi prej 70 vendesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendra ekzistuese në këtë zonë që kushtoi rreth 3 milionë euro, hyri në funksionim në fund të verës së kaluar dhe përbëhet nga 7 ndërtesa me 4 njësi banimi secila dhe mund të strehojë 280 persona, një kapacitet që mund të rritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?