Qeveria ruse ndalon komedinë britanike mbi Stalinin

Rusi: Ndalohet komedia mbi Stalinin. Me këtë qytetarët dekurajohen dhe i pritet rruga zbardhjes së të kaluarës, mendon Miodrag Soric.

Jo, nuk ka censurë në Rusi! Thotë ministri rus Kulturës Vladimir Medinski.

Jo, Moska nuk i druhet përballjes kritike me historinë e vet! Thotë ministri Medinski. E megjithatë ai ndalon pak ditë para premierës në kinematë ruse të komedisë britanike për “Vdekjen e Stalinit”. Me pretekstin, se ky film është kundër ligjit. Se kundër cilit ligj, këtë ai nuk e di. Kushtetuta nuk mund të jetë. Sepse ajo nuk e lejon censurën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Kulturës nxjerr në pah, se kemi të bëjmë më shumë me ligje morale. Ai dhe disa deputetë të Dumës me sa duket nuk e gjejnë me vend, që pikërisht në prag të 75 vjetorit të betejës së Stalingradit rusëve t’u ofrohet një pamflet, që përqesh fituesin e Luftës së Dytë Botërore: Josef Stalin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëri prej këtyre deputetëve është komunistja Elena Drapeko. Ky film rrezikon harmoninë, që ka arritur shoqëria ruse. Më bukur këtë e pati formuluar Stalini, kur pat deklaruar: “Jetohet më mirë, jetohet më gëzueshëm.”

Por le ta sqarojmë një herë: se çfarë mund t’u ofrohet dhe çfarë nuk mund t’u ofrohet qytetarëve rusë – për këtë vendos qeveria. E ajo ka vendosur, që rusëve t’u ofrohet më pak se sa qytetarëve të Gjeorgjisë, Polonisë, Gjermanisë apo të SHBA-së. Shtrohet pyetja: përse? Sepse Kremlini nuk ka besim tek rusët, që mund të krijojnë një gjykim të vetin? Kjo është marrëzi.

Qytetari rus është po aq i vetëdijshëm sa edhe ai në perëndim. Gazetarët rusë, që e kanë para paraprakisht komendinë për Stalinin, qeshin me batutat po ashtu si edhe kolegët e tyre në Britaninë e Madhe apo diku tjetër.

Frytet e ëmbla të ndaluara

Një shoqëri e fortë civile nuk i trembet diskutimit publik, as debatit për të kaluarën e vet. Shprehja hapur e mendimit ndryshe pranimi i tij me respekt janë pjesë e demokracisë, e madje e forcojnë atë. Një demokraci, nuk është e tillë nëse në të nuk debatohet, nuk ka përballje.

Kush nuk do ta shohë filmin, le të mos e shoh atë. Kaq e thjeshtë është. Por pikërisht ndalimi i filmit do ta bëjë atë edhe më interesant për shumë të rinj.

Tek e fundit frutat e ndaluara janë veçanërisht të shijshme, ashtu sikurse edhe librat e ndaluar janë më interesantë – edhe këtë e dinë njerëzit nga koha e Bashkimit të dështuar Sovjetik. Ndryshe nga kohët sovjetike sot qeveria nuk mund të ndalojë, që rusët e rinj ta shohin filmin.

Kush do të di më shumë për të, mund të pyesë cilindo rus të ri, se në cilën faqe të internetit e ka parë ai filmin.

Mbrojtja e diktatorit më brutal sovjetik nuk mund të jetë detyrë e shtetit rus. Një kasap, që është përgjegjës për vrasjen e aq shumë miliona rusëve, edhe presidenti Putin e ka quajtur një “figurë komplekse”.

Ndoshta shefit të Kremlinit nuk i vjen për mbarë një diskutim për rolin e Stalinit në histori tani pak javë para zgjedhjeve presidenciale?

Ai dëshiron që sa më shumë të jetë e mundur të dalin në votime. Askush nuk duhet të qëndrojë në shtëpi për shkak të komedisë.(DW)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?