Qeveria spanjolle / Plane për implementimin e të ardhurave bazike universale – Pritet të ndihmojë familjet e prekura nga Covid-19
Spanja po lëviz për të zbatuar politikën e të ardhurave bazike të përhershme si një masë për të ndihmuar punëtorët dhe familjet e rrahura nga pandemia e koronavirusit.
Nadia Calviño, ministrija e vendit për çështjet ekonomike, i tha transmetuesit spanjoll La Sexta se qeveria po planifikonte të prezantonte politikën si pjesë e një seri masash që kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit të rikthehen në normalitetin e tyre ekonomik.
Ajo tha se miratimi i të ardhurave bazike është kryesisht për familjet, por gjithsesi bën diferencime midis rrethanave të tyre”.
Calviño nuk ofroi një datë specifike se kur të ardhurat bazë mund të prezantoheshin. Por ajo tha që qeveria shpreson se kjo politikë do të bëhet “një instrument i përhershëm”.
“Ne do ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ajo. “Kështu që mund të jetë e dobishme, jo vetëm për këtë situatë të jashtëzakonshme, por përgjithmonë”.
Nuk është e qartë menjëherë se si mund të duken të ardhurat bazike në Spanjë, duke pasur parasysh që propozimi duket të jetë në fazat e hershme. Por ka të ngjarë të ketë për qëllim sigurimin e lehtësimit ekonomik për spanjollët me të ardhura të ulëta.
Jose Luis Escriva, ministri i Sigurisë Shoqërore në vend, i tha gazetës spanjolle La Vanguardia në një intervistë se masa do të përfaqësonte “një rrjet të përhershëm sigurie për më të prekurit”.
Burimi: Business Insider – SCAN