Qipro hap kufijtë me Britaninë, kusht vaksinimi
Qiproja planifikon të lejojë turistët e vaksinuar britanikë të hyjnë në vend pa kufizime duke filluar nga 1 maji.
Masa është një përpjekje për të rritur turizmin gjatë sezonit të verës të këtij viti. Britania është tregu më i madh i turizmit në vend.
“Ne kemi informuar qeverinë britanike që nga 1 maji do të lehtësojmë mbërritjen e qytetarëve britanikë të cilët janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga EMA, në mënyrë që ata të mund të mbërrijnë në Qipro pa pasur nevojë për një test negativ Covid-19 ose të karantinohen, ”tha zëvendës Ministri i Turizmit Savvas Perdios.
Perdios tha se vendi do të lejojë të hyjnë në vend qytetarët britanikë të cilët janë vaksinuar.
Ai shtoi se qeveria do të kryeje kontrolle në aeroporte, duke përfshirë edhe personat e vaksinuar. Protokollet shëndetësore, të tilla si përdorimi i një maske dhe distancimi social, gjithashtu duhet të respektohen.