Qipro nuk do të lëshojë më “pasaporta të arta”

Metoda e diskutueshme e qeverisë së Nikozias, e pagëzuar nga shtypi si “Pasaportat e arta” ka përfunduar përpara komisionit të hetimit. Çështja në diskutim është ajo e investimeve në Qipro në këmbim të nënshtetësisë qipriote, rrjedhimisht të marrjes së pasaportës europiane.

Por pas tre orësh dëshmi, presidenti qipriot Nikos Anastasiades i dha fund praktikës duke pohuar se projekti “nënshtetësi për investime” – një skandal i shpërthyer që në muajin tetor – nuk do të ekzistojë më

Duke e cilësuar vendimin e 2013-ës, kur u bë president, për të kërkuar investitorë të huaj të cilët do të përfitonin nënshtetësinë qipriote, kreu i shtetit deklaroi se ishte një vendim i marrë nga një qeveri e dëshpëruar e cila kishte mbetur pa para dhe kërkonte një shpëtim financiar.

Pasi doli nga salla ku dhe u përball me komisionin e hetimit, ai u pyet nga gazetarët nëse do të kishte sërish pasaporta të arta. Por ai u përgjigj prerë se do të ketë mënyra të tjera për të tërhequr investime, por jo nënshtetësi qipriote.

Në qendër të kritikave dhe për konsulencat e pasura të studios ligjore të familjes së tij, presidenti qipriot hodhi poshtë çdo akuzë për konflikt interesi, duke pohuar se të gjitha kërkesat për nënshtetësi, pas investimeve domethënëse – duke filluare me 10 milion euro, kishte zbritur në 2 milion euro. Këto vendime ishin autorizuar nga bankat, ministritë dhe njësitë anti riciklim

Skema e pasaportave të arta, i ka sjellë Qipros më shumë se 7 miliard euro investime, dhe ka dhënë në këmbim me mijëra pasaporta për investitorët e huaj. Mes tyre janë dhe 36 anëtarë të familjes mbretërore saudite – por duket se ata e kanë refuzuar nënshtetësinë qipriote.

Kryetari i komisionit hetimor foli dhe për faktin se presidenti i vendit kishte përdorur një avion privat për të shkuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të 2019-ës. Por më pas rezultoi se presidenti qipriot kishte përdorur avionin e një investitori saudit për të fluturuar në një ishull për pushime me familjen e tij.

Sipas raportit të komisionit, pas këtij udhëtimi, pronari i avionit, dy vëllezërit e tij dhe tre persona të tjerë kishin kërkuar nënshtetësinë qipriote.

Pod duke iu referuar republikës turke të Qipros së Veriut, Anastasiades u shpreh se donte të merrej me probleme serioze.

Qipro është e ndarë që nga viti 1974 kur Turqia pushtoi pjesën veriore të ishullit.

Raundi i fundit i bisedimeve i mbështetur nga Kombet e Bashkuara ndodhi në 2017-ën, në Zvicër, por pa dhënë asnjë rezultat.

SHKARKO APP