Qiproja “dorëzohet” për zjarret që po përvëlojnë vendin, i kërkon ndihmë BE-së

Autoritetet në ishullin e Qipros po kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për të përballur situatën e krijuar nga zjarret që për shumë është më e vështira në histori.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në distriktin jugor të Limassolit duke detyruar evakuimin e qindra banorëve. Dëmet materiale raportohet të jenë shumë të mëdha, por fatmirësisht deri në këto memonte nuk ka asnjë fatalitet.

Ishulli i frekuentuar nga turistët është përballur me një valë të nxehti, me temperature që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Ekspertët mendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur frekuencën e fenomeneve ekstreme të motit, që sipas tyre do të përsëriten më shpesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?