Qytetarët dozën e dytë nuk do të marrin vaksinën AstraZeneca

Personat nën moshën 55-vjecare të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës se AstraZenecas në Francë, si dozë të dytë do të marrin një tjetër vaksinë kundër koronavirusit. Lajmin e bëri të ditur ministri I shëndetësisë Oliver Veran.

“Ky është një hap logjik, pas pezullimit të vaksinës tek personat nën 55 vjec”, tha ministri francez. Në vend të Astrazenecas, do të përdoren vaksinat e Pfizer ose Modernës.

Para vendimit për kufizim të përdorimit të vaksinës në 19 mars, si pasojë e rasteve të rralla me mpiksje gjaku, rreth 600 mijë francezë kishin marrë dozën e parë. Shumë prej tyre janë punonjës të shëndetësisë, mes të cilëve edhe ministri Veran, që eshte me profesion neurolog.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?