Qytetet e mëdha turke që i thanë “jo” Erdoganit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan arriti të fitonte në referendumin që u mbajt dje në Turqi. Mirëpo, nga të dhënat duket se qytetet më të mëdha në Turqi, përfshirë edhe kryeqytetin i kanë thënë jo forcimit të pozitave të presidentit.

Në Stamboll, i cili është edhe qyteti më i madh rezultati ishte shumë afër, por shumica, përkatësisht 51.4 për qind votuan kundër Erdogan. Në Ankara gjithashtu diferenca ishte shumë e ngushtë, por 51.2 për qind votuan kundër.

Diferenca më e madhe ishte në Izmir,qyteti i tretë më i madh, ku 68.8 për qind ishin kundër forcimit të pushtetit të presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?