Qytetet e rrezikuara nga Koronavirusi, mes tyre Londra dhe Nju Jorku

Londra është cilësuar si një nga qytetet që rrezikon më shumë të preket dhe të vuajë pasojat e Koronavirusit. Një ekip nga Universiteti i Southampton përpiloi një raport që ekzaminon qytetet dhe vendet që mund të kapen nga përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse.

Njerëzit që jetojnë në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës, duhet të jenë veçanërisht nervozë sepse janë vendosur në krye të listës së qyteteve ‘në rrezik’. Pasohet nga Hong Kongu dhe Taipei, Tajlandë.

Studiuesit thanë se vendi që ka më shumë gjasa të përjetojë infeksionin e koronavirus është Tajlanda e ndjekur nga Japonia dhe Hong Kongu.

Andrew Tatem, drejtori i ekipit të Universitetit WorldPop tha:

Është thelbësore që të kuptojmë modelet e lëvizjes së popullsisë, si brenda Kinës, ashtu edhe në nivel global, në mënyrë që të kuptojmë se si mund të përhapet ky virus i ri jashtë dhe brenda vendit. Duke i hartuar këto tendenca dhe duke identifikuar fushat me rrezik të lartë, ne mund të ndihmojmë në informimin e institucioneve që garantojnë mbrojtjen e shëndetit publik.
Sidnei është vendosur i 12 në listë, New York në vend të 16 dhe Londra në vendin e 19. Brenda Kinës kontinentale, qytetet e Pekinit, Guangzhou, Shanghai dhe Chongqing janë identifikuar të gjitha me rrezik të lartë nga studiuesit, së bashku me provincat kineze të Guangdong, Zhejiang, Sichuan dhe Henan.

Lista e qyteteve më të rrezikuara:

Bangkok

Hong Kong

Taipei

Seul

Tokio

Singapore

Phuket

Osaka

Kuala Lumpur

Macau

Denpasar Bali

Sidnei

Chiang Mai

Melborune

Los Angeles

Nju Jork

Dubai

Nha Tang

London

SHKARKO APP