Qyteti 5-mijë vjeçar në Izrael
Arkeologët izraelitë po punojnë në rrënojat e një qyteti 5 mijë vjeçar të njohur si en esur që thonë se ishte ndër më të mëdhenjtë e erës së tij në rajon, përfshirë fortifikatat, një tempull ritualesh dhe një varrezë. “Ein Asur është është sajti më i madh dhe më i rëndësishëm i asaj ere. Bëhet fjalë për një hapësirë 0.65 kilometra katror, d.m.th. dyfishi i asaj që ne kemi njohu”, ka thënë Itani Elad, arkeolog. Sipas arkeologëve, ajo që e bën sajtin shumë të rëndësishëm është se mund të vëzhgohen një seri përbërësish që e bëjnë atë një qytet si p.sh. godinat rezidenciale dhe rrugët që ndajnë shtëpitë dhe krijojnë lagjet që i lidhin ato me zonat e tjera. Në sajt, janë gjetur eshtra kafshësh gjatë gërmimeve si edhe eshtra të djegura në një tempull cka mund të konsiderohet si prova e një sakrifice kafshësh në rituale fetare.