“Qyteti i përjetshëm”, Roma mbron thesaret

“Qyteti i përjetshëm” është angazhuar në një betejë kundër të gjithë atyre që shpresojnë të riinskenojnë zhytjen e Anita Ekberg në shatërvanin e Trevit, në filmin e famshëm “La Dolce Vita”, duke vendosur gjoba për sjelljen e keqe përreth mrekullive të Romës.

Kryeqyteti italian prej kohësh përpiqet të mbrojë thesaret si Koloseumi dhe të pengojë turistët të zhyten në shatërvanet e saj të mbushur me skulptura antike. Titujt kryesorë të gazetave italiane, kanë qenë shumë kritikë kohët e fundit në një kohë kur temperaturat janë rritur.

“Mungesa e civilizimit vazhdon: turistët në shatërvanë dhe lulishte”, është një titull, ndërsa një tjetër gazetë shkruan: “Monumentet nën sulm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të mbrojmë qytetin tonë dhe sjellja e mirë është e rëndësishme”, tha Raxhi, anëtare e Lëvizjes 5 Yjet, në një video të postuar në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç shatërvanit të Trevit, në listën e zonave të mbrojtura, përfshihen edhe monumente si Barkaca 500-vjeçare, një shatërvan në formën e varkës në fund të shkallëve spanjolle, që është dëmtuar jo pak nga tifozë të dehur futbolli në 2015./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?