Radhë të gjata për akullore, britaniku: Policia s’bën asgjë

People enjoy the sunshine on the promenade in Hove, East Sussex, as the UK continues in lockdown to help curb the spread of the coronavirus.as the UK continues in lockdown to help curb the spread of the coronavirus.

Britania e Madhe ndodhet në javën e pestë të mbylljes dhe mesa duket disa njerëz janë mërzitur me rregullat e distancimit social, pasi janë fotografuar në radhë të gjata në dyqanet e akulloreve dhe kafeneve në Hove, East Sussex.

Fotot tronditëse tregojnë një grumbull njerëzish duke pritur për të marrë një akullore apo kafe. Moti i ngrohtë dhe me diell duket se ka favorizuar daljen e tyre, e cila është në kundërshtim të plotë me vendimet qeveritare për masat parandaluese ndaj Covid-19

That doesn’t look like two metres to me. Credit: PA

Një qytetar tha:

Unë zakonisht dal për vrap në mbrëmje, por kjo thjesht nuk ka qenë e sigurt. Policia thjesht nuk bën asgjë dhe kjo është tronditëse. Zakonisht ata u kanë thënë njerëzve të ulur në një stol që të lëvizin.Dyqanet e akulloreve dhe disa kafene janë hapur.

Hove seafront in the sun this weekend. Credit: PA

Javën e kaluar, gjatë fushatës Clap For Careers që mbledh njerëzit të tregojnë vlerësimin e tyre për NHS dhe punëtorët e tjerë kryesorë duke i duartrokitur ata, Ura e Ëestminster u mbush plot.

Në Londrën Qendrore, u mblodhën një turmë e madhe njerëzish për iniciativën, por ata u shprehën të irrituar nga mungesa e distancës sociale. Edhe anëtarët e policisë kanë ndërmarrë aksionet për thyerjen e rregullave, ndërsa gjobitja vazhdon edhe në pjesë të tjera të vendit.

Një person tha:

Ura Westminster, përsëri. Të tjerët jemi ulur në shtëpi, duke ndjekur rregullat. Këta njerëz mblidhen së bashku. Absurde!

SHKARKO APP