Rajoy: Çdo qeveri në Katalonjë të veprojë sipas ligjit, mos nxitë ndarjen

Pas fitores së separatistëve në Katalonjë, kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy deklaroi se po i përmbahej linjës së tij në rajonin verilindor.

“Çdo qeveri në Katalinjë, duke përfshirë edhe një pro pavarësisë duhet të veprojë sipas ligjit, duke ndaluar shpërbërjen, ose në të kundërt do të përballet me pasaojt”, tha Rajoy.

Kjo do të thotë se përballja midis Madridit dhe separatistëve katalanas ka gjasa të vazhdojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rajoy u tha gazetarëve të premten se ai është i hapur për bisedime me këdo që formon kabinetin e ardhshëm katalanas, por tha se pret që qeveria e re rajonale të tërhiqet nga planet për konfrontim të mëtejshëm, shkruan Politico. eu

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresoj që qeveria e re rajonale të heqë rrugën e njëanshme për ndarje dhe nuk vendoset jashtë ligjit,” tha ai në një konferencë shtypi në kompleksin qeveritar La Moncloa në Madrid. “Nuk do të pranoj që dikush të shkel kushtetutën”, deklaroi Rajoy,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?