Raketat e hedhura në Kiev, persona të bllokuar nën rrënoja

Bomba në kryeqytetin ukrainas, ku që në mëngjesin e sotëm Kievi u zgjua nga raketat ruse. Bombardimet shkaktuan dëme të mëdha në një lagje rezidenciale, ndërsa një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat.

“Godina është shkatërruar dhe persona kanw mbetur nën rrënoja. Ata janë gjallë dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin. Ka shumë tym dhe po bëjmë të pamundurën për t’i shpëtuar”,-tha kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitchko.

Sirenat e alarmit dëgjohen rregullisht në kryeqytet, por sulme të mëdha nuk janë raportuar që prej 5 qershorit 2022. Në një videomesazh, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se do të rifitojnë të gjitha qytetet e pushtuara nga Rusia. Ai pranoi se lufta me Rusinë kishte hyrë në një fazë tejet të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?