Raporti i OBSH: Izolimi për shkak të COVID-19 ka rritur dhunën ndaj fëmijëve
Rreth 1 miliardë fëmijë në vit bien pre e dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike në të gjithë botën.
Edhe izolimi për shkak të koronavirusit duket ka pasur një impakt akoma më të madh në psikozën e tyre.
Ky është raporti i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë që shkruan se në vitin 2017 rreth 40 mijë fëmijë kanë mbetur të vrarë.
Izolimi në shtëpi si pasojë e koronavirusit e ka rritur më shumë dhunën ndaj të miturve duke qenë se dyqanet, burimi kryesor i ushqimit, kanë qëndruar të mbyllura.
Kreu i OBSh, Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan se ky është një ndër efektet më shqetësuese të koronavirusit.
Increased violence against children is one of the disturbing side effects of #COVID19.
As this new report shows, movement restrictions, school closures, isolation & loss of income have elevated stress & increased the likelihood that children experience violence at home. https://t.co/63ITZqmGal— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) June 19, 2020