Raporti i OBSH-së: Një e katërta e grave dhe vajzave në botë janë abuzuar
1/4 gra dhe vajza në të gjithë botën janë sulmuar fizikisht ose seksualisht nga një burrë apo partner mashkull, sipas studimit më të madh deri më tani mbi dhunën ndaj grave. Raporti i kryer nga Orgaizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e Kombeve të Bashkuara, zbuloi se dhuna në familje fillon herët, me një të katërtën e vajzave të moshës 15-19 vjeç, dhe grave të reja të cilat thuhet të jenë abuzuar të paktën një herë në jetën e tyre. Shkalla më e lartë u zbulua se ishte në mesin e moshës 30-39 vjeç.
Kur përfshihen shifrat për dhunën nga jo-partnerë, OBSH-ja vlerëson se rreth një e treta e grave midis 736 milion dhe 852 milion përjetojnë një formë të dhunës seksuale ose fizike gjatë jetës së tyre. Studimi analizoi të dhëna për jo-intime, të përcaktuara si të kryera nga një i huaj ose dikush që viktima njeh, dhe dhunën e partnerit intim që mbulon 161 vende, botuar midis 2000 dhe 2018.
Raporti i OBSH-së u përqendrua në dhunën fizike dhe seksuale, por vuri në dukje se nivelet aktuale do të ishin shumë më të larta nëse përfshiheshin lloje të tjera të abuzimit, të tilla si dhuna në internet dhe ngacmimi seksual. Nivelet e dhunës ishin më të larta në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Azia Jugore dhe sub-Sahariane ka pasur disa nga normat më të larta të dhunës nga një partner në mesin e grave dhe vajzave të moshës 15 deri 49 vjeç. Në pesë vende, Kiribati, Fixhi, Papua New Guinea, Bangladesh dhe Solomon Islands, më shumë se gjysma e grave kanë qenë të abuzuara nga një partner të paktën një herë.