Raporti i UNHCR-së konfirmon ekzistencën e luftës ekonomike ndaj Katarit nga vendet e bllokadës

Shteti i Katarit shprehu kënaqësinë e tij me raportin e Misionit Teknik të Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, si dhe mirëpriti përmbajten e raportit që dokumentoi shkeljet e të drejtave të njeriut në lidhje me bllokadën ndaj Katarit dhe pasojat e krizës së Gjirit, duke vënë në dukje se raporti konfirmoi ekzistencën e një lufte ekonomike të zhvilluar nga vendet e bllokadës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit Lulua Al Khater, në një konferencë shtypi të mbajtur dje të mërkurën në Doha, theksoi se “rëndësia e raportit është që dokumentoi për herë të parë në nivel të OKB-së shkeljet e kryera nga katër vendet e bllokadës (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti), krahas fakteve që kanë dalë nga organizata të tjera qeveritare dhe joqeveritare rreth kësaj çështjeje.
Al Khater shtoi se “Raporti konfirmon dëmet e rëndë material dhe morale ndaj qytetarëve katarianë dhe të tjerëve që jetojnë në këtë vend, madje dhe të vetë qytetarëve të vendeve të bllokadës, dhe kjo është e rëndësishme për shkak se këto vende i kanë mohuar këto dëme, por raporti i OKB-së konfirmon plotësisht shkeljet përtej çdo dyshimi”.
Al Khater vuri në dukje se “raporti i Komisionit të Lartë theksoi se masat e ndërmarra nga vendet e bllokadës nuk bënë dallim mes qeverisë së Katarit dhe qytetarëve dhe individëve të Katarit, e kjo do të thotë se pretendimet e tyre se masat ishin vetëm kundër qeverisë së Katarit janë krejtësisht të pabaza”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme sqaroi se “Raporti gjithashtu konfirmon se veprimet e kryera kundër Shtetit të Katarit janë përtej kufijve të procedurave diplomatike, dhe se ajo që po ndodh nuk është thjesht bllokadë sepse ka prekur aspekte humanitare, ekonomike, ligjore dhe të tjera. Raporti i përshkruan këto masa si “luftë ekonomike” dhe kjo çështje duhet të jetë merret parasysh qartë”.
Nga ana tjetër ajo theksoi se “Katari nuk i është kundërpërgjigjur vendeve të bllokadës me masa reciproke dhe nuk i ka kërkuar qytetarëve të këtyre vendeve të largohen nga Katari, përkundrazi shumë prej tyre janë në krye të punës dhe kanë përfituar rregullisht shërbime të ndryshme, si shërbimet shëndetësore, dhe raporti teknik në fjalë ka regjistruar përfitimin e më shumë se 300 mijë qytetarëve të katër vendeve të bllokadës që jetojnë në Katar nga shërbimet shëndetësore në periudhën midis Shtatorit dhe Nëntorit të vitit të kaluar”. Ajo vuri në dukje se “Katari nuk ka ushtruar asnjë masë diskriminuese ndaj individëve që u përkasin shteteve të bllokadës, përkundër asaj që kryejnë këto vende ndaj qytetarëve të Katarit dhe qytetarëve të tyre gjithashtu”.
Sa i përket gjuhës së urrejtjes në mediat e vendeve të bllokadës, Al Khater tha: “Ka një gjuhë urrejtjeje në mediat e vendeve të bllokadës ndaj nesh, por ne nga ana jonënuk do të përgjigjemi njëlloj, pasi ne kërkojmë ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore dhe i konsiderojmë kontradiktat aktuale si të përkohsshme, prandaj dhe këto marrëdhënie duhet të mbeten vëllazërore. Katari kurrë nuk do të adoptojë gjuhë urrejtjeje ndaj të tjerëve”.
Po ashtu ajo sqaroi se “Më parë, ne shpresonim ta zgjidhnim krizën përmes dialogut të pëbashkët, por për sa kohë që bëhet fjalë për shkelje të të drejtave, Katar nuk do të kursejë asnjë përpjekje në këtë drejtim, do të bëjmë lëvizje në nivel OKB-je, dhe do të paraqesim rastet deri në arbitrazh ndërkombëtar, të gjitha opsionet janë të hapura para nesh”, theksoi ajo duke shtuar se Katari do të donte një zgjidhje nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe dialogu do të mbetet konstant, por do të jetë e vështirë ndalja e shqyrtimit të ankesave të individëve, dhe se Katari ka pajtuar disa zyra ligjore që të marrin në konsideratë çështjet”.
Lulua Al Kahter deklaroi se “Raporti i UNHCR-it ka dokumentuar 700 ankesa dhe Komisioni Kombëtar (i Katarit) për të Drejtat e Njeriut së bashku me Komisionin e Kompensimit i kanë dokumentuar këto ankesa”.
Vlen të pëmendet këtu se Raporti i Misioni Teknik të Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), i përshkroi masat e ndërmarra kundër Katarit nga vendet e bllokadës si “Masa abuzive të njëanshme sipas përcaktimit dhe standardeve të Kombeve të Bashkuara”, duke vënë në dukje se “standardet e dyfishta dhe raciste, dhe ndikimi ekonomik që la pas bllokada ndaj Katarit janë të barabartë me “luftë ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?