Raporti shqetësues: Rritje e rasteve me Covid-19 tek fëmijët
Bota po përjeton momentet më të vështira, bashkëjetëesa me Covid-19 që çdo sekond merr jetë njerëzish. Dy javët e fundit të korrikut, të paktën në Shtetet e Bashkuara, duket sikur po përmbysin të dhënat për infektimin e fëmijëve ndaj Covid-19.
Sipas një raporti të Akademisë së Pediatërve (American Academy of pediatrics ) dhe të Shoqatës të Spitaleve Pediatrikë, të paktën 97 mijë fëmijë janë infektuar në atë vend nga pandemia vetëm në dy javët e fundit të korrikut.
Duke marrë parasysh që numri total i fëmijëve të infektuar nuk kalon 339 mijë personat, i bie që në javët e fundit ka patur një rritje pothuajse me një të katërtën. Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 5 milionë e 200 mijë të infektuarit totalë, si dhe 162 mijë viktimat, duke qenë vendi më i goditur në botë nga bilanci i Covid-19.