Raportuan për protestat në Bjellorusi, dy gazetaret dënohen me dy vjet burg

Një gjykatë në Bjellorusi dënoi dy gazetarë, me dy vjet burg me akuzat e orkestrimit të demonstratave kundër presidentit Alexander Lukashenko.

Sipas mediave të huaja, Katsiaryna Andreyeva dhe Daria Chultsova u arrestuan në nëntor në një apartament në Minsk.

Ato po transmetonin në vazhdimësi protestat që po zhvilloheshin në mbështetje të një demonstruesi, i cili u vra disa ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andreyeva i tha gjykatës përpara vendimit se do të punojë për të ndërtuar “një Bjellorusi që nuk do të ketë shtypje politike” ndërkohë që një avokat i tyre ka thënë se do të apelojnë vendimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bjellorusi ka pasur demonstrata masive, pas zgjedhjeve të diskutueshme të gushtit që kundërshtarët e Lukashenkos thanë se ishin manipuluar për t’i dhënë atij një tjetër mandat. Por Lukashenko ka mohuar që zgjedhjet të ishin të manipuluara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?