Raportuesi special i OKB-së, Kaye: Turqia po kalon një periudhë të errët

Raportuesi Special i OKB-së David Kaye tha se qytetarët në Turqi janë arrestuar në kuadrin e një “liste të zezë”.

Në konferencën e mbajtur në ndërtesën e OKB-së në Gjenevë, Raportuesi Special i OKB-së David Kaye, duke vënë në dukje se Turqia po kalon një periudhë shumë të errët, theksoi faktin se njerëzit janë arrestuar në kuadrin “lista e zezë”.  Ndërsa shkrimtari Burhan Sonmez tha se në sistemin gjyqsor aktual në Turqi nuk mund të ketë një gjykim të drejtë.

Për shkak të presioneve ndaj mendimit dhe fjalës së lirisë në Turqi, në ndërtesën e OKB-së në Gjenevë u zhviullua një konferencë e organizuar nga Organizata e gazetarëve pa kufij (RSF), PEN International dhe Article 19. Në konferencë mbajtën fjalim Raportuesi Special i OKB-së për lirinë e medias dhe mendimit të lirë, David Kaye, anëtari i PEN International, shkrimtari Burhan Sonmez dhe shkrimtarja dhe përkthyesja Elif Gunay.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një periudhë e errët

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalimin e mbajtur në konferencë, Raportuesi Special mbi Lirinë e Shprehjes dhe mediave në OKB, David Kaye tha se gjendja e jashtëzakonshme në Turqi është kthyer në mjet për t’i mbyll gojën opozitës. Ai nënvizoi faktin se mund t’i kushtojë shtrenjtë kujtdo që dëshiron të jetë  gazetar apo shkrimtar i lirë në Turqi. Kaye duke rikujtuar faktin se shumë gazetarë, shkrimtarë apo akademikë janë arrestuar për mbështetjen e tyre ndaj mediave kurte, tha se mbyllja e qindra agjensive mediatike ka lënë pa punë me mijëra gazetarë. Kaye ngriti shqetësimin se Ligji i anti-terrorit po përdoret për të shtypur opozitën. “Sikur ka një “listë të zezë”, dhe njerëzit arrestohen sipas kësaj liste. Dua të theksoj se për të ndryshuar diçka nuk duhet pritur vetëm nga qeveria. Kjo është një çështjë më universale, dhe në këtë kontekst duhet të ndërmarrim nisma”, u shpreh Kaye. Raportuesi Kaye tha se sa vjen e zbehet mendimi për media vërtetë të pavarur në Turqi. “Turqia po përjeton një periudhë shumë të errët, por ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën”, përfondoi Kaye.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?