Rashiti: BE-ja është ”strukur” në zyrë, as kurajo nuk po na jep

Nazim Rashiti thotë se BE-ja është “strukur” në zyrën e tij dhe nuk po i jep më as kurajo vendeve që presin integrimin.

Gazetari i ”Alsat M” në Shkup, thotë se tani duhen parë qëllimet e qeverisë së re bullgare dhe figurat e reja politike që u shfaqën pas zgjedhjeve. Zyrtarët e lartë në Maqedoninë e Veriut e kanë fokusin te mbajtja e shumicës parlamentare, por gjithçka është e lidhur me integrimin.

”Mendoj që Bashkimi Europian është “strukur” në zyrën e tij dhe nuk po komenton rreth zhvillimeve, qoftë edhe për t’i dhënë kurajo vendeve që presin integrimin. Kjo është zhgënjyese për qytetarët tanë, pasi anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE ka mundur që të shuajë konfliktet në vend. Nëse rajoni ka tensione, nuk është mirë për askënd, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën”,-tha për ”A2cnn”.

SHKARKO APP