Rast i rrallë/Një fëmijë 5-vjeç i prekur nga Covid-19 futet në intubim

Agresiviteti i Covid-19 nuk njeh moshë. Një rast i rrallë është hasur në Greqi, ku një fëmijë 5-vjeç u fut në intubim pasi u infektua me Covid-19 për shkak të një sindrome të rrallë, raportojnë mediat vendase. ”Vjen nga një zonë me ngarkesë të lartë epidemiologjike. Është në gjendje të qëndrueshme. Sindroma është e rrallë. Rreth 1 në 150 fëmijë do ta zhvillojnë atë, sipas një studimi amerikan. Ne kemi protokolle të qarta për raste të tilla. Ai është i intubuar, por gjendja e tij është përmirësuar”, tha mjekja Vana Papaevangelou.

SHKARKO APP