Raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
103 raste të reja me Covid-19 dhe 99 pacientë të shëruar është bilanci i sotëm nga 1356 testime në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në Shkup janë regjistruar 39 raste, Kumanovë-11, Shtip-13, Prilep-3, Tetovë-2, Strugë-2, Manastir-6, Ohër-3, Kavadar-3, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Vinicë-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-4.
5 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, ndërkaq 99 pacientë janë shëruar.