Rastësi? Në ditën e Shën Valentinit, Putin i dërgon një mesazh Vuçiç-it

Mund të jetë si një skenar, por në ditën e Shën Valentinit, presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi.

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, tha Putin në një mesazh urimi dërguar Vuçiçit nga ambasadori rus Aleksandër Bocan-Kharchenko.

Në letër, presidenti rus shprehu besimin e tij se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e “kombeve vëllazërore”. Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?