Rastet e reja në rajon, Maqedonia e Veriut mund të vendosë kufizime në kufi

Maqedonia e Veriut mund të vendosë kufizime të reja në pikat kufitare, pas rritjes të nivelit të përhapjes së Covid-19 në shtetet e rajonit.

Komisioni për Sëmundjet Infektive i ka propozuar qeverisë që të lejojë të hyjnë në vend vetëm ata persona që posedojnë një test me rezultat negativ për Covid-19, i cili është marrë brenda 72 orëve të fundit.

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, pohoi se gjatë ditës do të shqyrtohet kërkesa dhe se do të merret një vendim për të.

Kjo masë nuk prek shtetasit nga Shqipëria, por vetëm ata nga Kosova, Malit i Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe konsiderohet si një masë për frenimin e përkeqësimit të situatës pandemike në vend.

SHKARKO APP