Rasti i parë i një të burgosuri me koronavirus
Në Itali është verifikuar rasti i parë i një burgosuri pozitiv nga koronavirusi. Lajmin e kanë bërë të ditur agjensitë italiane të informacionit sipas të cilave rasti është verifikuar në burgun e Vogheras në provincën e Pavias rajonin e Ligurias.
Pikërisht në këtë burg pak ditë më parë u zhvillua një protestë e fuqishme e të burgosurve ndaj mungesës së sigurisë së përhapjes së pandemisë në këtë strukturë si dhe për masën e ndalimit të zhvillimit të takimeve me familjarët deri më datë 31 maj 2020.
Lajmi i rastit të parë të një të burgosuri pozitiv me koronavirus vjen pak orë pasi qeveria italiane aprovoi një normativë të re ligjore e vlefshme deri më datë 30 qershor 2020 për të evituar përhapjen e pandemisë dhe në qëndrat e vuajtjes së dënimit.
Sipas saj të burgosurit e dënuar nga 7 deri më 18 muaj burg apo ata që u kanë ngelur dhe 18 muaj për të vuajtur dënimin, mund ta shlyejnë atë në regjim shtëpiak.
Për ta do të vendoset pajisja e byzylukut elektronik e nëse do të shkelet ky regjim, dënimi për ta shkon nga 1 deri në 3 vjet burg.
Në burgun e Pavias momentalisht vuajnë dënimin 190 të burgosur.