Rasti i parë me koronavirus në Kaliforni që nuk dihet nga e mori infeksionin
Koronavirusi tashmë qarkullon në 4 kontinente ndërsa numri i viktimave dhe të infektuarve vijon të rritet. Në Kaliforni është regjistruar rasti i parë me origjinë të panjohur pasi burimi i infeksionit nuk dihet.
Pacienti po mbahet i izoluar dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ai nuk ka udhëtuar në asnjë nga vendet e prekura dhe as nuk ka patur kontakt me të tjerë të infektuar. Në këto kushte, qëndrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë miratuar udhëzime të reja të testimit për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Dean Blumberg, specialist i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore UC Davis vlerësoi se natyra misterioze e këtij rasti është domethënëse.
“Kjo sugjeron se virusi gjendet në komunitet dhe si rrjedhojë të gjithë jemi të rrezikuar.Ne nuk e dimë se kush mund ta bartë atë dhe as se nga mund ta marrim sëmundjen. Ky virus është i rrezikshëm sepse është i ri dhe askush prej nesh nuk ka imunitet ndaj tij. Këshilla kryesore është të qëndroni në shtëpi nëse keni kollë dhe temperaturë si dhe të jeni sistematikë në ruajtjene higjenës.”, deklaron specialisti i sëmundjeve infektive, Uc Davis, Dean Blumberg.
Në Shtetet e Bashkuara janë 60 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri. Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar ka bërë të ditur se rreth 100 laboratorë në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të testojnë së shpejti vaksinën.
Edhe shkencëtarët izraelitë kanë deklaruar se janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit. Sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë Ofir Akunis, nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, vaksina mund të prodhohet pas 90 ditësh.
Ndërkohë në Europë janë konfirmuar rastet e para të infektimit në Hollandë e Bullgari e janë shtuar ato në Zvicër. Në Itali janë raportuar 17 viktima dhe 650 të infektuar ndërsa në Greqi, numri i mbartësve ka shkuar në 4. Një stiliste në Athinë sapo ishte kthyer nga java e modës në Milano.
Edhe në Nigeri është konfirmuar rasti i parë, një Italian që ksihte udhëtuar nga Milano më datë 25 shkurt.
Në rang botëror nurmi i të vdekurve ka shkaur në 2800 ndërsa më shuëm se 83 mijë janë infektuar.