Rasti i parë në janar, por virusi tani po përhapet në këtë shtet

Covid-19 është i çuditshëm. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë regjistruar 2500 raste të reja me koronavirusi, duke shënuar një rritje të ndjeshme të personave të prekur me Covid-19, edhe pse sërish mbetet shumë larg shteteve të tjera më të prekura.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Rusi ka shkuar mbi 18 mijë persona, raporton agjencia e lajmeve ruse “Interfax”, ku thuhet se nga 2558 raste të reja, 1355 janë vetëm në Moskë. Deri tani në Rusi kanë vdekur 148 persona të prekur me Covid-19.

Rasti i parë në Rusi është regjistruar që në muajin janar, pak pas shpërthimit të virusit në Kinë. Qeveria pretendon se ka arritur ta ketë nën kontroll virusin, me masat e marra në kohën e duhur, ndërsa ka edhe zëra kundër që thonë se këto nuk janë shifrat zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?