Rasti i parë në më shumë se 10 vite, në Afrikë rikthehet virusi vdekjeprurës i Ebolas

Ministria e shëndetësisë së Ugandës ka konfirmuar vdekjen e saj të parë nga Ebola që nga viti 2019 dhe ka deklaruar një shpërthim të virusit ngjitës.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, OBSH tha se një burrë 24-vjeçar në Mubende, të Ugandës qendrore kishte rezultuar pozitiv.

Drejtori i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se është hera e parë në më shumë se një dekadë që Uganda po regjistron Ebolan e Sudanit dhe se ata po punojnë nga afër për të hetuar burimin e shpërthimit duke zbatuar shpejt masat efektive të kontrollit.

Diana Atëine, sekretarja e Ministrisë së shëndetësisë, tha në një konferencë për shtyp se pacienti me rastin e konfirmuar kishte temperaturë të lartë, diarre, dhimbje barku dhe vjell gjak.

Aktualisht janë shtatë raste të tjera të dyshuara që po marrin kujdes të veçantë në një institucion shëndetësor.

Uganda raportoi për herë të fundit një shpërthim të llojit Ebola Sudan 10 vjet më parë dhe një shpërthim të llojit Ebola Zaire në 2019.

SHKARKO APP