Raul Castro kritikon politikën e Trumpit për Kubën, bën thirrje për dialog
Në qershor, Trump tha se ai kishte anuluar marrëveshjen “krejtësisht të njëanshme me Kubën” të administratës së mëparshme, nën drejtimin e paraardhësit të tij ish-presidenti, Barack Obama, i cili kishte rivendosur lidhjet diplomatike me Havanën pas 50 vjetësh.
Një muaj më parë, duke iu drejtuar amerikanëve me origjinë kubaneze gjatë një konference për shtyp në Majemi, Trump tha se ai do të vendoste disa kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën edhe pse do të linte të paprekura shumë nga reformat e Obamës.
Trump njoftoi kufizime mbi kompanitë amerikane që bëjnë biznes me kompanitë ushtarake kubane dhe vendosjen e kufizimeve ndaj udhëtimeve nga qytetarët amerikanë në Kubë.
KOHA JONË SONDAZH

