FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raul Castro kritikon politikën e Trumpit për Kubën, bën thirrje për dialog

Presidenti kuban, Raul Castro kritikoi dje në mbrëmje politikën e Trumpit për Kubën duke e përshkruar atë si një “dështim” i presidentit amerikan ndaj kombit të Karaibeve, ndërsa bëri thirrje edhe për dialog mes palëve.

“Çdo strategji që kërkon të shkatërrojë revolucionin, nëpërmjet shtrëngimit, presionit ose metodave të fshehta do të dështojë”, tha Castro gjatë mbylljes së një seance të Asamblesë Kombëtare.

Në qershor, Trump tha se ai kishte anuluar marrëveshjen “krejtësisht të njëanshme me Kubën” të administratës së mëparshme, nën drejtimin e paraardhësit të tij ish-presidenti, Barack Obama, i cili kishte rivendosur lidhjet diplomatike me Havanën pas 50 vjetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një muaj më parë, duke iu drejtuar amerikanëve me origjinë kubaneze gjatë një konference për shtyp në Majemi, Trump tha se ai do të vendoste disa kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën edhe pse do të linte të paprekura shumë nga reformat e Obamës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump njoftoi kufizime mbi kompanitë amerikane që bëjnë biznes me kompanitë ushtarake kubane dhe vendosjen e kufizimeve ndaj udhëtimeve nga qytetarët amerikanë në Kubë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?