Raundi i dytë presidencial sjell protesta kundër kandidates ekstreme Le Pen

Mijëra francezë kanë dalë në protesta kundër kandidates presidenciale, ekstremistes Marin Le Pen, e cila kërkon një bashkim të frontit opozitar kundër Presidentit Emannuel Macron në zgjedhjet e të dielës së ardhshme. Protestat janë organizuar në 30 qytete franceze.

Macron fitoi zgjedhjet presidenciale të 2017-s duke e mundur lehtësisht kundërshtaren Le Pen. Edhe pse këtë vit pritet një rikonfirmim i 44-vjeçarit në krye të Elizesë, sondazhet flasin për një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Protestuesit kundërshtojnë zgjedhjen e Le Pen përballë presidentit aktual, ndërsa në rrugë kundërshtojnë politikat ekstremiste të Le Pen, racizmin dhe fashizmin, me fushatën që hyn në ditët e saj të fundit, drejt raundit të 24 prillit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?