Reagimet e ndryshme të vendeve europiane për AstraZeneca
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.
Në vlerësimin e saj, EMA nuk identifikoi një shkak të caktuar për këto raste shumë të rralla, por tha se ekziston një lidhje e mundshme me vaksinën dhe kërkoi që ato të renditen si një efekt anësor jashtëzakonisht i rrallë.
Para se të pezullohej AstraZeneca për shkak të shqetësimeve për mpiksjen e gjakut, të gjitha vendet europiane përveç Francës, besonin se vaksina ishte e sigurte. Por ky nuk ishte rasti në Mars me Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë, ku shumica e qytetarëve ishin skeptikë ndaj vaksinës.
Por si kanë reaguar qeveritë dhe qytetarët ndaj AstraZeneca.
Vendet skandinave
Linda Bauld, një profesoreshë e Shëndetit Publik në Universitetin e Edinburgut, tha se pezullimi i vaksinës, nuk ka ndikuar në situatën epidemiologjike të Danimarkës dhe Norvegjisë.
Dy vendet kanë lehtësuar masat dhe madje nuk po kalojnë një valë të tretë si shumica e vendeve të tjera të Europës. Këto vende ishin gjithashtu ndër të parat që ngritën alarmin se ekzistonte një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së rrallë të gjakut, raporton abcnews.al
Shkencëtarët në Norvegji ishin të parët që thanë se ekzistonte një lidhje midis rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës duke shkaktuar 3 viktima. Në Danimarkë, dy persona që ishin vaksinuar me AstraZeneca kanë pësuar mpiksje të gjakut, njëra prej të cilave ishte fatale.
Suedia konfirmoi 604 raste për 1-milion njerëz, ndërsa Norvegjia regjistroi 102 dhe Danimarka 119. 42% e danezëve besojnë se vaksina është e sigurt.
Franca, Spanja, Italia dhe Gjermania
Franca dhe Gjermania janë më të shqetësuara për shpërndarjen e vaksinave në krahasim me Italinë, madje kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca tek të moshuarit.
Për sa i përket perceptimit publik, Franca tregoi nivele të larta skepticizmi të vaksinave krahasuar me fqinjët e saj europianë. Në shkurt 43% e të anketuarve e konsideronin vaksinën AstraZeneca të pasigurt në krahasim me 33% që thanë se ishte e sigurt dhe këto shifra u rritën në 61% që besonin se vaksina ishte e pasigurt dhe 23% që besonin se vaksina ishte e sigurt në fund të marsit.
“Mos harroni, politikanët pasqyrojnë atë që po ndodh në popullsi,” tha Bauld.
“Besimi i publikut është besimi i politikanëve sepse politikanët i përgjigjen asaj që dëshiron publiku.”
Në Itali dhe Spanjë, shumica e personave besonin se AstraZeneca ishte e sigurt (përkatësisht 54% dhe 59%) por duke vlerësuar raportet e fundit, besueshmëria ka rënë në 36% dhe 38%.
Në rajonin e Kalabrisë në Italinë Jugperëndimore, për shembull, media kombëtare kanë raportuar se shumica e banorëve kanë refuzuar AstraZeneca.
Çfarë duhet të ndryshojë që më shumë europianë t’i besojnë vaksinës?
“Nëse situata përkeqësohet ose nuk përmirësohet shpejt duke shtuar edhe lodhjen e njerëzve për shkak të bllokimeve dhe kufizimeve, atëherë shumica do të pranojë të vaksinohet.
Një tjetër arsye që mund të ndryshojë opinionin publik janë agjencitë dhe zërat autoritarë që japin mesazhe se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive.Abc