Reagon ashpër qeveria, i kërkon prokurorisë të hetojë priftërinjtë që shkelën karantinën

Qeveria greke ka kërkuar nga prokuroria të ngrejë akuza kundër dy priftërinjve që ofruan kungimin për besimtarët megjithë ndalimin për frekuentim të kishës.

Njëri nga priftërinjtë, në lagjen “Koukaki” të Athinës, u fotografua nga një ndërtesë aty pranë, duke kunguar fshehurazi besimtarët, kryesisht të moshuar, përmes derës së pasme të kishës.

Incidenti tjetër ndodhi në Kishën Shën Spyridon në qytetin e Korfuzit.

“Ajo që ndodhi sot në kishat në Koukaki dhe Korfuz është një shkelje e ligjit dhe e urdhrave të Sinodit të Shenjtë dhe vë në rrezik të madh jetën e qytetarëve dhe shëndetin publik. Unë kontaktova Ministrin e Drejtësisë, në mënyrë që ai të kërkojë nga organet e ndjekjes penale që të ndërhyjnë “, tha Nikos Hardalias, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes Civile.

Më parë, kryedioqeza e Athinës njoftoi se po zhvillohej një hetim.

“Kryedioqeza e Shenjtë e Athinës po heton të gjithë incidentin në tempullin e Shenjtë të Agios Nikollos në Koukaki dhe do të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Kujtojmë se vendimet e Sinodit të Shenjtë janë të detyrueshme për të gjithë klerikët dhe duhet të respektohen rreptësisht. Sinodi i Shenjtë me besnikëri ndjek të gjitha udhëzimet e autoriteteve kompetente të shtetit për trajtimin efektiv të pandemisë së koronavirusit “.

Shqetësimi kryesor i autoriteteve mbeten përpjekjet për shkeljen e masave të rrepta të karantinës gjatë javës deri në Pashkën Ortodokse, e cila festohet të Dielën tjetër.

Nga 6 e mëngjesit deri në ora 3 pasdite të kësaj të diele, 38 persona u ndaluan në përpjekje për të dalë nga qytetet ku jetonin dhe u gjobitën.

SHKARKO APP