FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës

Rebelët sirianë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, morën kontrollin e qytetit Tabka nga grupi militant Shteti Islamik.

Rënia e Tabkas u hap rrugën atyre për të sulmuar qytetin Raka, të cilin militantët e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre.

Rebelët kanë luftuar për kontrollin e Tabkas me javë të tëra dhe së voni janë furnizuar me armë më të rënda nga SHBA-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nasser Haj Mansour, këshilltar i rebelëve, tha se qyteti Tabka dhe një digë e rëndësishme atje “janë çliruar plotësisht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin mars, Kombet e Bashkuara patën paralajmëruar përmbytje katastrofike në Siri nëse diga Tabka do të sulmohej.

Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e gjashtë. Mbi 320,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?