“Rebelohet” Merkel: Të krijohet ushtria e BE-së, ti zgjidhim vetë problemet tona”
Shefja e Berlinit, Angela Merkel edhe pse po përballet me një krizë të vendit, ku ka humbur ndjeshëm besimin e Gjermanëve por dhe kritikat nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se nuk e kanë “trembur”, atë që të shpreh qartë idenë se Brukseli duhet të marrë “më shumë përgjegjësi në botë”.
Referuar tabloitit britanik, “Daily Express”, Kancelarja Gjermane, parashikoi një ftohje me marrëdhëniet trans-atlantike nën euroskeptikën e Presidentit Trump.
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, duket se ka rinovuar sërisht thirrjen e saj për Bashkimin Europian, që të ketë ushtrinë e vetë. Kancelarja paralajmëroi se blloku nuk do të jetë në gjendje që të mbështetet tek të tjerët për të garantuar sigurinë e saj me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe me Britaninë që është e vendosur për tu larguar nga BE-ja.
Kërkesa e saj është që 27 vendet e mbetura anëtare të përdorin vendimin e Britanisë për të bashkëpunuar gjithnjë e më afër ushtarakisht.
Komentet e Merkel, vijnë pasi Eurokratët vazhdojë të shtyjë përpara me planet për një bashkëpunim sa më të ngushtë Europian për çështje ushtarake, një të ashtë-quajtur “Bashkimi i Mbrojtjes”, e cila është parë nga shumica e vëzhguesve, si krijimin prapa-dere i një ushtrie të BE-së.
Shefat e BE-së ishin të detyruar kohët e fundit të heqnin dorë nga planet e diskutueshme për një seli të përbashkët ushtarake në Bruksel, pasi Britania u zotua për të vënë veton e tyre, por Merkel la të kuptohet se do të kthehet në tavolinë menjëherë pas Brexit.
Por një ushtri e BE-së, sipas zërave do të dëmtojë për vdekje NATO-n, aleancën ushtarake perëndimore e cila e ka mbajtur paqen në kontinent për 50 vite, duke krijuar një strukturë komanduese konkurruese. Por Kancelarja Merkel këmbëngul që një forcë e tillë do ti duhet ti vijë në ndihmë Europës, sidomos pas indiferencës të Presidentit Trump.
Kancelarja Merkel, gjithashtu u shpreh se nuk duhet të mashtrojmë veten. “Nga pikëpamja e partnerëve tanë tradicionalë, unë ende mendoj kështu, si edhe për marrëdhëniet transatlantike, që nuk ka garanci të përjetshme për një bashkëpunim të ngushtë me ne europianët. Unë jam e bindur se Europa dhe BE-ja do të duhet të mësojnë për të marrë më shumë përgjegjësi në botë”,- vijoi deklarata e Kancelares.
Shefja e Berlinit, këmbëngul gjithashtu se vetëm Brukseli dhe jo ndonjë një shtet individual anëtar, mund të zgjidh me sukses problemet globale, duke përmendur çështjet e mbrojtjes, duke përfshirë agresionit rus në Ukrainë. “Europa është duke u përballur me sfidat më të mëdha dhe do të ishte naive që gjithmonë të mbështetemi tek të tjerët për të zgjidhur problemet në lagjen tonë”,- u shpreh ajo.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

