Referendumi në Serbi, Kurti paralajmëron seancë të jashtëzakonshme në Kuvend
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, këtë të shtunë 15 janar, në orën 14:00.
Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të mos rrisin tensionet lidhur me referendumin, të cilin e kanë cilësuar si “hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit” dhe për të rritur transparencën e institucioneve të shtetit dhe sundimit të ligjit.