Refugjatët në pritje për të hyrë në BE

Dhjetëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë ngritur tenda jashtë Suboticës, qytet në veri të Serbisë, me synimin për të kaluar fshehurazi kufirin e afërt me Hungarinë që çon për në Europën Perëndimore.

Sipas Qendrës së Mbrojtjes së Azilit, ka rreth 1.000 migrantë në provincën veriore të Vojvodinës që përpiqen të kalojnë në vendet fqinje duke përfshirë Rumaninë dhe Hungarinë, për në pjesët më të pasura të kontinentit.

Rreth 1000 migrantë të tjerë që ishin në Beograd, shumë prej tyre qëndronin në ajër të hapur në parqe ose në brigjet e lumenjve para se të lëviznin gjithashtu në veri drejt kufirit.

Svetlana Palic, zëdhënëse e komisionit të qeverisë për refugjatët, tha se numri i përgjithshëm i migrantëve në Serbi ështe rreth 30% më i lartë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Një zjarr në ishullin grek Lesbos kishte rrafshuar një kamp refugjatësh që strehonte më shumë se 12,000 njerëz, duke bllokuar shumicën e tyre.

Javën e kaluar, BE-ja nisi diskutimin e një plani për të rishikuar rregullat e migracionit që e kanë ndarë bllokun, duke përfshirë një element që do të detyronte de facto secilin shtet të pranonte një numër refugjatësh.

SHKARKO APP