Refugjatët shqiptarë vendosin të luajnë volejboll, por ndodh tragjedia

Një 25-vjeçar, i cili jetonte në një qendër të Kryqit të Kuq ku strehohen persona që janë në pritje të azilit, në Rocourt (Liege, Belgjikë), vdiq mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik.

Viktima ra nga një lartësi në një strukturë metalike, pasi donte të merrte pjesë në një ndeshje volejbolli mes shqiptarëve dhe afganëve.

Kjo ka sjellë më pas një konflikt mes dy komuniteteve dhe një person është plagosur me thikë, megjithatë mediat belhe raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Komunitet shqiptare dhe afgane vendosën të luanin një ndeshje volejbolli, por topi kishte ngecur në çatinë e qendrës.

Një nga pjesëmarrësit u ngjit në çati, por ajo u shemb. Kjo solli edhe përplasjen e refugjatit me një strukturë metalike në katin e parë. Impakti sihte fatal dhe ai humbi jetën në vend. Mediat lokale nuk saktësojnë në raportimin e tyre nëse viktima ishte shqiptar apo afgan.

Vdekja e refugjatit solli edhe ndezjen e gjakrave dhe shpërtheu një sherr mes komuniteteve. Një person u plagos me thikë, por raportohet se nuk është në rrezik për jetën.

Policia në Liege arriti të normalizojë situatën kaotike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?