Refuzohet thirrja e Macron, protestat paralizojnë Krishtlindjet

Dhjetëra mijëra njerëz në Francë që shpresojnë të kalojnë Krishtlindjet me familjet e tyre përballen me mungesë të mjeteve të transportit ndërsa vendi hyn në ditën e 20-të të grevës.

Aksioni kundër reformave të pensionit të Presidentit Emmanuel Macron ka goditur rëndë shërbimet e trenave në Francë.

Shumë prej atyre që blenë biletat e trenit  përballen me mungesë transporti për Krishtlindje.

Macron bëri thirrje për armëpushim gjatë Krishtlindjeve por kërkesa e tij u refuzua nga sindikatat, udhëheqësit e të cilëve do të zhvillojnë bisedime me qeverinë më 7 janar.

Të martën, operatori kombëtar hekurudhor kombëtar SNCF tha se shërbimi i udhëtimit të 40% të trenave me shpejtësi të lartë u anulua, së bashku me deri në 20% të shërbimeve hekurudhore rajonale.

Grevat filluan gati tre javë më parë. Sidoqoftë, shumë udhëtarë duhet të mbështeten tek shërbimi i autobusave.

SHKARKO APP