Regjistrohen 127 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se prej 1.574 testimeve janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirus.

Prej rasteve të reja 43 janë në Shkup, 11 në Kumanovë, 1 në Dibër, 4 Shtip, Prilep 8, Tetovë 4, Strugë 5, Veles dhe Manastir nga një rast, Ohër 4, Gostivar 10, Gjevgjeli 3, Strumicë 5, Kriva Pallanka 5, Koçani 2, Probishtip 3, Makedonski Brod 1, Pehçevë dhe Berovë nga 3, Dellçevë 7, Kratovë 1 dhe Kërçovë 2.

ISHP sot regjistroi 95 të shëruar ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën 5 persona. Prej tyre një paciente është nga Kumanova (61), pacient nga shtipi (81), një pacient nga Prilepi (53) dhe dy pacientë nga Gostivari (76 dhe 81).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 14.998, numri i të shëruarve është 12.149 dhe numri i të vdekurve është 614. Momentalisht në Maqedoni ka 2.235 raste aktive.

SHKARKO APP