Regjistrohen 148 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 3 të vdekur
Bota E Hënë, 28 Shtator 2020 14:15
148 raste të reja me koronavirus janë regjistruar dje në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, 3 persona kanë ndërruar jetë si dhe janë shëruar 65 persona.
Numri më i lartë i të infektuarve vazhdon në Shkup, Tetovë, Koçan dhe Berovë, ndërsa në Kumanovë, Dibër dhe Kumanovë ka më pak se 5 të infektuar.
Indeksi i të infektuarve në raport me numrin e testeve sot rezulton 12 për qind.