Regjistrohen 21 viktima dhe 592 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 21 pacientë.
Po ashtu autoritetet shëndetësore raportojnë se nga 2,206 testime të realizuara, 592 pacientë kanë rezultuar pozitiv.
Sakaq rastet e reja 259 janë në Shkup, 31 Kumanovë, Dibra 7, Prilepi 30, Shtipi 8, Tetova 18, Struga 21, Veles 17, Manastir 24, Ohër 28, Kavadar 35, Gostivar 21, Gjevgjeli 8, Strumicë 12, Kriva Pallankë 9, Radovsih 6, Koçani 7, Probishtip , Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Pehçevë me nga 1 rast, Berovë 2, Vallandovë 3, Vinicë dhe Dellçevë 4, Kratovë 1, Sveti Nikole 5, Kërçovë 10, Resnjë 7 dhe Negotinë 12.
Ndërkohë ISHP raportoi gjithashtu se 691 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.