Regjistrohen 28 raste të reja me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 48 pacientë të shëruar. Prej tyre 6 kanë qenë në trajtim spitalor, ndërsa 42 janë kuruar në kushte shtëpiake.

Nga pacientët e shëruar në shtëpi 1 është nga Kumanova, 1 nga Manastiru, 19 nga Shkupi, 16 nga Tetova, 1 nga Shtipi dhe 4 nga Radovishi.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në Klinikën 8 Shtatori ka ndërruar jetë një pacient 51-vjeçar nga Shkupi, i cili në spital është pranuar më 9 prill në gjendje të rëndë shëndetësore dhe menjëherë është vendosur në makinë respiratore.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja me coronavirus, prej të cilëve 11 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 9 nga Prilepi, 2 nga Tetova, 3 nga Velesi dhe 1 nga Vallandova.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1259.

SHKARKO APP