Regjistrohen 29 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, shkon në 177 numri i të prekurve
Bota E Mërkurë, 25 Mars 2020 12:58
Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12 janë shënuar edhe 29 raste te reja me virusin korona në vend.
Sipas qyteteve rastet e reja janë shënuar në Shkup 20, Kumanovë 3, Veles 3, Prilep 2, Diber 1.
Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin korona në vendin tonë shkon në 177, prej të cilëve 1 tashmë është shëruar ndërsa dy fatkeqësisht kanë ndërruar jetë./Alsat