Regjistrohen 31 raste të reja me koronavirus në Greqi. Gjashtë të infektuar në Attica dhe Kozani, 4 në portat hyrëse

Autoritetet greke njoftojnë për 31 raste të reja me coronavirus, nga të cilat 4 janë identifikuar pas inspektimeve në pikat e hyrjes në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve  arrin në 3803. 31 rastet e reja janë ifdentifikuar në zona si më poshtë:

4 raste u zbuluan gjatë kontrolleve të bëra në portat hyrëse të vendit, 3 raste kanë ardhur vullnetarisht për kontroll,6 janë regjistruar në njësinë rajonale të Atikës, 8 në njësinë periferike të Selanikut, 8 në njësinë rajonale të Imathia, 1 në njësinë rajonale të Halkidiki, 6 në njësinë rajonale të Kozan dhe 1 në njësinë rajonale të Kastoria.

Asnjë vdekje e re nuk u shënua, ndërkohë që 10 pacientë  janë të intubuar.

SHKARKO APP