Regjistrohen mbi 60 mijë të vdekur nga koronavirusi në Britani

Britania, vendi më i prekur nga pandemia Covid-19 në Evropë, theu rekordin e 60,000 të vdekurve sot , sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore.

Vendi regjistroi 414 viktima sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve që humbën jetën në 60,113 .

Numri i vdekjeve në 7 ditët e fundit ishte 3,085, i ulur me 5% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.

Mbretëria e Bashkuar raportoi 14,879 raste të reja të Covid-19 sot , duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 7 ditët e fundit në 100,857.  Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë është 1,674,134.

SHKARKO APP